Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Ҫitaku në një postim të saj në rrjetet sociale, sërish ka kritikuar qeverisjen Kurti. Ajo shkruan se viti i katërt I kësaj qeverie e gjen Kosovën të izoluar dhe më të vetmuar se asnjëherë.
Ajo ka shpërndarë disa fotografi, që sipas saj janë tregues se çfarë marrëdhënie ka Qeveria Kurti me partnerët tonë amerikanë.
Postimi i plotë:
Viti i katërt i Qeverisjes Kurti e gjene Kosovën të sanksionuar nga aleatët, të izoluar, e më të vetmuar se asnjëherë më parë.
Jo që nuk ka njohje të reja e antarësime në organizata ndërkombëtare, po fatkeqësisht Kurti me qasjen e tij po i rrënon edhe urat të cilat i kemi ndërtuar me shumë mund.
Këto fotografi janë tregues se çfarë marrëdhënie ka Qeveria Kurti me partnerët tonë amerikanë. Në këto takime do të duhej të ishin së paku ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë. Por, nuk mund ta gjeni asnjë zyrtar të Qeverisë Kurti. Edhe sa duhet të vazhdojmë me këtë qeveri vetizoluese që rrezikon marrëdheniet me ShBA-në, të cilat janë jetike për shtetin e Kosovës?!