Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

10 gjërat që duhet të bëni çdo ditë për një shtëpi gjithmonë të rregullt

Nëse ju pëlqen ta keni shtëpinë gjithmonë në rregull, duhet një angazhim i përditshëm.  Ndoshta jeni mësuar t’i kushtoni disa orë të lira në fundjavë, por gaboheni.

Megjithatë  edhe pse mund të duket e lodhshme të pastrosh çdo ditë shtëpinë, mendoni për pjesën që volumi i punëve do të jetë i pakët nëse e i bëni çdo ditë.

Doni një këshillë? Ndiqni këtë rutinë prej 10 rregullash gjithmonë dhe shtëpia juaj do të shkëlqejë nga bukuria.

1. Rregulloni shtratin çdo mëngjes

Ne jemi mbështetës të përhershëm të këtij veprimi të vogël e të thjeshtë ditor. Një shtrat i rregullt është i bukur për t’u parë dhe ju bën më produktiv në mëngjes. Është e vlefshme t’i kushtoni 5 minuta në ditë.

2. Ajrosni shtëpinë

Ajri i pastër është i mirë për trupin dhe mendjen. Ndërsa rregulloni shtratin, hapni dritaret dhe lëreni ajrin e pastër të hyjë në dhomë. Një aromë për ambientin është bonus, që e bën gjithçka vërtet të përsosur.

3. Zbrazni lavastoviljen dhe kulluesin e enëve

Sa i bukur është një lavaman me shkëlqim dhe i pastër pa enë dhe tenxhere? Pasi të jenë tharë, vendosni enët në ndarjet e duhura, duke zbrazur kulluesin dhe lavastoviljen.

4. Fshesë me vakum

Nuk ka rëndësi se sa të dhënë jeni pas pastërtisë, por pluhuri, flokët e rëna, qimet e kafshëve, etj., janë gjithmonë në një aksion shpesh të padukshëm. Kështu që bëni mirë të mos e shtyni për nesër një fshesë me korrent.

5. Seleksiononi rrobat që nuk i përdorni

Aftësia për të ndërtuar kulla veshjesh që sfidojnë gravitetin nuk do t’ju bëjë të fitoni asnjë çmim. Pasi të vishen, rrobat duhet të vendosen në gardërobë ose në koshin e rrobave derisa të përfundojnë në lavatriçe. Dhe veshjet e stinës bëni mirë t’i seleksiononi, për të pasur edhe më të lehtë gjatë ditëve, zgjedhjen e tyre.

6. Mbani banjën të pastër

Tualeti është një nga ambientet ku higjiena duhet të jetë në kulmin e saj. Ai ka tendencën që të ndotet më shpejt për shkak të larjes në dush, pastrimit të make-up-eve, pasta e dhëmbëve etj. Një kujdes i përditshëm për të do ishte më mirë edhe për ju.

7. Hiqni këpucët dhe vendosni xhaketat në gardërobë

Dëshira për t’u çlodhur pas një dite pune është një e drejtë e patjetërsueshme, por sapo të ktheheni në shtëpi, para se të shtriheni në divan, mos harroni të hiqni këpucët, duke shmangur futjen e papastërtive nga rruga në shtëpi dhe vendosjen e xhaketave në gardërobë. Lënia e tyre vend e pa vend, do jepte një pamje të rrëmujshme.

8. Pastroni frigoriferin

Blerja javore është e zakonshme, por përpara se të vendosni produktet në frigorifer, është më mirë të pastroni dhe dezinfektoni raftet duke i fshirë me një leckë të lagur me ujë dhe uthull, për të shmangur gjithashtu edhe erën e keqe.

9. Pastroni lavamanin dhe pianurat

Sobat dhe pianurat duhet të pastrohen pas çdo vakti. Mjafton një leckë e lagur me pak detergjent për të dezinfektuar dhe eliminuar mbetjet e ushqimit dhe papastërtitë, duke shmangur prishjen e sipërfaqeve.

10. Mbani të rregullta dokumentat

Nëse, ashtu si me rrobat, jeni një grumbullues dokumentesh apo letrash, duhet të filloni të tregoheni më të vëmendshëm për rregullin e tyre. Do të kurseni kohë në momentin që kur t’i kërkoni, t’i gjeni lehtësisht pa u lodhur shumë.