Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

10 vendet më të varfra në Europë për vitin 2023, Shqipëria renditet e katërta

Shqipëria vazhdon të mbaj nivelin më të keq në listën e vendeve më të varfra në botë. Në një listë të publikuar nga portali gjerman “DERËESTEN”, është bërë radhitja e shteteve më të varfra në Europë për vitin 2023. Shqipëria sipas kësaj liste qëndron në vendin e katërt ndërsa Kosova në vendin e dytë në listë si shtetet më të varfra në Europë.

Vendi i 10 është me pak i varfër dhe vendi i parë më i varfri.

Renditja:

Në vendin e 10-të rendit Serbia, e cila thuhet se ka një GDP prej 10,360.72 dollarë për frymë banori.

Vendi i 9-të: Mali i Zi. Kombi relativisht i vogël me 600,000 banorë, është i ndikuar fuqishëm nga turizmi dhe ka një GDP prej 9,811.86 dollarë amerikanë për kokë banori.

Vendi i 8-të: Bjellorusia me një GDP prej 7,859,63 dollarë amerikanë. Vendi përfiton shumë nga industria e tekstilit dhe përpunimi i drurit.

Vendi i 7-të: Bosnjë dhe Hercegovina me një GDP për frymë prej 7337.72 dollarë amerikanë.

Vendi i 6-të: Gjeorgjia me një produkt të brendshëm bruto për frymë prej 6670.73 dollarë amerikanë.

Vendi i pestë: Maqedonia e Veriut: GDP për frymë prej 6,608.08 dollarë amerikanë. Mallrat më të rëndësishme të eksportit janë ushqimi, vera, hekuri dhe çeliku.

Vendi i katërt: Shqipëria. Përveç shkallës së lartë të papunësisë, Shqipërisë i duhet ende të përballet me një infrastrukturë shumë të dobët.

Vendi i tretë: Moldavia. PBB për frymë është 5,671.22 dollarë amerikanë.

Vendi i dytë më i varfër në Evropë është Kosova, kjo për shkak të politikave të dështuara para luftës, por edhe të pasojave të luftës dhe një industrie në vështirësi. Prodhimi i brendshëm bruto për banor është 5,290.48 USD.

Vendi më i varfër në Evropë: Ukraina. Produkti i brendshëm bruto (GDP) për frymë në Ukrainë i ndikuar shumë nga lufta është vetëm 4,348.57 dollarë amerikanë.