Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

11 vende të botës islame festojnë Bajramin të dielën, 15 të tjera të hënën

Fitër Bajrami është njëra ndër festat më të rëndësishme për besimtarët myslimanë, e cila shënon përfundimin e muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazanin.

Por, jo të gjitha vendet myslimane do e festojnë në të njëjtën ditë.

Autoritetet religjioze në Arabinë Sauditë, Katarin, Bahrejnin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt thanë se hëna e re është parë të shtunën dhe Bajrami do të festohet të dielën.

Autoritetet në Palestinë, Sudan dhe Jemen dhe Turqi dhanë njoftime të ngjashme.

Kurse, Fitër Bajrami do të festohet të hënën në Oman, Egjipt, Siri, Jordani, Algjeri dhe Tunizi pasi hëna e re nuk mund të shihej.

Indonezia, vendi më i populluar në botë me shumicë myslimane, së bashku me Pakistanin, Malajzinë, Brunein, Indinë dhe Bangladeshin , e shpallën gjithashtu të hënën si ditën e parë të Bajramit.

Ndryshimi, i zakonshëm në kalendarin islamik, është rezultat i dallimeve në shikimet e hënës që përcaktojnë fundin e Ramazanit.

Eid al-Fitr ose Fitër Bajrami, është e para nga dy festat kryesore në Islam, tjetra është Kurban Bajrami.