11 vjet injorim, OVL UÇK Pejë ndan “mosmirënjohje” për Gazmend Muhaxherin.
Me rastin e Ditës së Çlirimit, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Pejë ka “shpërblyer” kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxheri me “mosmirënjohje” për shkak të injorimit gjatë qeverisjes 11-vjeçare.
Gazmend Syla, kryetar i OVL UÇK Pejë, ka thënë se kryetari Muhaxheri ka injoruar dhe fyer luftëtarët e lirisë duke festuar Ditën e Çlirimit pa i ftuar çlirimtarët.
“OVL UÇK Pejë i ndan këtë mosmirënjohje për kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, se përgjatë 11 vjetëve të qeverisjes së tij ka injoruar dhe fyer luftëtarët e lirisë, ka kremtuar edhe Ditën e Çlirimit pa çlirimtarët, përfshirë edhe homazhet, nuk ka subvencionuar OVL-në as edhe për një lule për varret e dëshmorëve e shumë arsye të tjera që e bëjnë meritor për këtë mosmirënjohje që i dhurohet në Ditën e Çlirimit të Pejës”, thuhet në “mosmirënjohjen” e ndarë për Gazmend Muhaxherin.