Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

112 vite Pavarësi, Shqipëria vishet sot “Kuq e Zi”

112 vjet Pavarësi e Shqipërisë. Në këtë 28 Nëntor, Shqipëria është veshur “kuq e zi”, ndërsa një sërë veprimtarish festive janë organizuar në çdo qytet, me flamurin shqiptar që ka “pushtuar” gjithë vendin. Dita e Pavarësisë festohet çdo 28 Nëntor si festë në diasporën shqiptare.

Bëhet fjalë për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 dhe ngritjen e flamurit shqiptar në Vlorë nga Ismail Qemali.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Po ashtu, 28 Nëntori përkon edhe me ditën kur Skënderbeu ngriti të njëjtin flamur në Krujë, më 28 nëntor 1443.

28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit. Kjo datë festohet gjithashtu edhe në Kosovë, me shpalljen nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj si festë zyrtare.
Ndërkaq, nënvizohet fakti se Radio Tirana filloi për herë të parë transmetimet e saj më 28 nëntor të vitit 1938. Dhe në këtë ditë kuq e zi, Radio Televizioni Shqiptar ju uron gëzuar mbarë shqiptarëve.

“Parada e Shqiptarëve”

Por, në kuadër të kësaj feste, Bashkia e Tiranës ka organizuar për të dytin vit radhazi “Paradën e Shqiptarëve” në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Skënderbej” ku shqiptarë nga mbarë bota do të mblidhen në Tiranë.

Për mbarëvajtjen e kësaj parade, Bashkia Tiranë dhe Policia e Shtetit kanë hartuar një plan masash, duke bllokuar dhe disa nga akset rrugore për automjetet nga ora 09:00 deri në orën 14:00.

Qarkullimi i automjeteve, do të vazhdojë në rrugët si më poshtë:

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”, rruga “Abdyl Frashëri” si dhe rruga “Ismail Qemali”.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjes urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “‘Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

-Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 –

Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Ëillson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-“Myslym Shyri”-“Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergi Fishta”, kurse pjesa tjetër e itenerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”

– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht – Qender” devijon te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora”- rruga “Mine Peza” – rruga e “Durrësit”

– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” –rruga “Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardi “Zogu I” – rruga
“Fortuzi” – rruga e Durrësit.

– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qender – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në krygezimin e Elbasanit- “Ismail Qemali” – Bulevardi “Bajram Curri” -rruga “e Elbasanit”

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti” – ruga “Jordan Misja” devijon ne kryëzimin e rruges se “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali Il” – bulevardi “Bajram Curri”-rruga e Elbasanit dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qender – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rruges se Elbasanit dhe pjesa tjeter te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërise).

– Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qender” devijon te ura e rrugës së Elbasanit.

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re” – Sharrë devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.

– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim
Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjeter bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” ruga “Mine Peza” – Unaze – rruga “5 Maji”.

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet ne rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi Ëillson.

– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio të devijoje te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shipërisë) dhe pjesa jetë në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).

– Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. /rtsh.al/