
Lëkundje sizmike janë ndjerë mëngjesin e kësaj të shtune në juglindje të Shqipërisë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë tërmeti ka patur epiqendrën e tij 20 km larg qytetit të Ersekës, vend ku dhe është ndjerë më tepër.
Magnituda e tërmetit ka qenë 4.1 ballë e shkallës Rihter, ndërkohë që thellësia e tij është konstatuar në 7 km sipas Institutit të Gjeoshkencave.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e lëkundjeve sizmike nuk ka pasur as persona të lënduar, por as dhe dëme materiale.