Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

15-vjeçari në Prishtinë kapet në flagrancë me armën e babait në brez

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që jo rrallëherë dalin të jenë edhe të mitur.

Një rast i tillë është zbuluar të enjten në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë, ku Policia ka ndalur një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Siç mëson Sinjali bëhet fjalë për një 15-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me armë në brez, pronë e babait të tij.

Arma që iu gjet është sekuestruar, ndërsa i mituri është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“