Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

15-vjeçarja nga Fieri tenton t’i jap fund jetës duke pirë fotoksinë

Një 15-vjeçare në Fier ka tentuar ti japë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Sapo është konstatuar nga familjarët e reja është dërguar menjëherë në spital, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë vajzën adoleshente drejt këtij akti ekstrem.“Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, -njofton Policia.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme