Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

18-vjeçari që vdiq pasi u rrah brutalisht, varroset sot në Podujevë

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçari që vdiq si pasojë e plagëve të rënda të marra ditë më parë, do të varroset sot në orën 15:00.

Sipas njoftimit, varrimi i tij do të bëhet te varrezat e qytetit në Podujevë.

Policia njoftoi sot në raportin 24-orësh se trupi i pajetë i të riut u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

18 vjeçari ishte rrahur brutalisht nga disa persona më 14 janar.