Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë dhe groposur në oborrin e shtëpisë babanë e saj 50-vjeçar.
Përmes një njoftimi, Policia thotë se 50-vjeçari është vrarë me armë zjarri dhe ishte raportuar i humbur prej 10 ditësh nga familjarët e vetë.
E reja ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.
“Pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia. Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur. Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, është bërë e ditur se trupi i pajetë i viktimës është zhvarrosur dhe është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme./teve1.info/
Tags: DurresIMLVrasje e rende