Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

2 avokatët e Berishës braktisën seancën, gjykata bën lëvizjen e papritur

Seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha ka marrë një tjetër rrjedhë. Pasi dy përfaqësuesit ligjor kanë braktisur seancë, gjykata ka vendosur të caktojë një avokat kryesisht për të vijuar procedurën.

Gazetarja Klodiana Lala tha se kjo është hera e parë që ndodh me një zyrtar apo ish-zyrtar të lartë shtetëror.

“Ka një pikë kthesë sa i përket seancës për marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokatët kërkuan që ta dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe në momentin që gjykata ka rrëzuar, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë vendosur të braktisin seancës. News 24 ka mësuar përmes burimeve të besuara, seanca po vijon edhe Gjykata ka caktuar një avokat kryesisht për të përfaqësuar interesat e ish-kryeministrit i vënë nën akuzë për korrupsion. Po presim nëse avokati do t’i pranojë tagrat nga Gjykata dhe nëse do të përfaqësojë ose jo interesat e ish-kryeministrit Berisha.

Edhe kjo mënyrë e gjykatës është e para herë që ndodh për një zyrtar apo ish-zyrtar i nivelit të lartë siç është ish-kryeministri Berisha të përfaqësohet para drejtësisë me avokat të paguar nga shtetit.

Berisha refuzon që të mbrohet nga avokat të caktuar nga shteti, por gjykata duke qenë se ka afate të prera dhe duke qenë se mbrojtësit ligjor të zt.Berisha po shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat ligjor për ta penguar komunikimin dhe seancën e marrjes në pyetje, gjykata është e detyruar të përdorë të gjitha mekanizmat ligjor.

Emra të botës së krimit janë përfaqësuar me avokat të shtetit dhe me sa duket kjo po ndodh edhe me zt.Berisha”, sqaroi Lala.