Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“2 javë me temperatura më të ulëta”/ Meteorologia Lajda Porja zbulon surprizat e motit në ditët në vijim: Ja çfarë pritet në fundjavë

Meteorologia Lajda Porja ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Good Morning Albanians” ku tha se pritet që dy javët e fundit të jenë me rreshje shiu.

E pyetur se kur do të rifillojë plazhi, Proja tha se fundi i prillit dhe fillimi i majit do të jenë me temperatura të larta.

“Pritet që situata e motit të përmirësohet të premten në pjesën e dytë të ditës, do kemi dobësim të reshjeve, të cilat do jenë vetëm në zonat malore. Fundjava do jetë me temperatura me 20 gradë më e larta. Këto janë temperatura më të ulëta krahasuar me periudhën e prillit dhe shumë më të ulëta se fundjava e shkruar që ishte 33 gradë. Në zonat malore, moti do jetë i ngjashëm me atë të stinës së dimrit.

Parashikohet që nga java tjetër do kemi përmirësim të motit dhe temperaturat e larta do të vijnë pas datës 26 prill. Fundi i prillit dhe fillimi i majit, do kenë temperatura të larta”,-tha meterologia.