Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

2 mijë persona të vdekur e 10 mijë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve në Libi

Më shumë se 2000 njerëz janë raportuar të vdekur në Libi pas një stuhie që shkaktoi përmbytje shkatërruese.

Pjesa më e madhe e Dernës, një qytet me 100,000 banorë, është nën ujë pasi dy diga dhe katër ura u shembën.

Numri i të vdekurve vetëm nga qyteti është më shumë se 1,500, raporton BBC.

Të paktën 10,000 njerëz janë të zhdukur, thotë Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq.

Stuhia, e cila goditi të dielën, po prek gjithashtu qytetet lindore të Bengazit, Soussa dhe Al-Marj.

 

Tags: