Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

2 prill: Sveçla kërkonte t’i shqyrtohej kushtetutshmëria Listës Serbe

Ka 3 ditë që gazeta Nacionale ka botuar audio-incizimet ku përfshihet Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, me Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe, ku konfirmohet edhe biseda me Milan Radojiçiqin, i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe për frikësim të dëshmitarëve ne rastin Brezovica. Përtej prapaskenave e diskutimeve miqësore me deputetë të Listës Serbe, VV-ja ka qenë vazhdimisht e ashpër në publik me Listën Serbe.

Për Listën Serbe, dy muaj e gjysmë më parë, kishte folu edhe Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme. Në një postim të gjatë, i datës 2 prill, Sveçla e atakonte Listën Serbe e Radojiçiqin.

Sveçla shkruante se Lista Serbe nuk po i dënon kriminelët në veri.

“Çdo qenie njerëzore, jo thjesht zyrtarë publik apo politik, do të ishte distancuar e do të dënonte këto veprimtari për të cilat akuzohet Bozovic. Por jo dhe krerët e institucioneve të Serbisë dhe ata të Listës Serbe. Madje, duket se arrestimi dhe dërgimi i tij para drejtësisë ka lëkundur themelet e Listës Serbe dhe zyrës së ashtuquajtur për Kosovë.” – shkruante ai.

Tutje, Sveçla kërkonte edhe një analizë nga ana e KQZ-së në lidhje me përshtatshmërinë e Listës Serbe me rendin kushtetues të Kosovës.

“Thirrja për kryengritje dhe rezistencë është vepër e rëndë penale në Republikën e Kosovës. Ajo bëhet edhe e papranueshme kur vjen nga një subjekt parlamentar politik. Të tillët duhet të trajtohen dhe nga institucionet e pavarura e KQZ, për të verifikuar përshtatshmërinë e tyre në raport me rendin tonë kushtetues.” – shkruante ai.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ka legjitimuar bisedën e znj. Mimoza Kusari me deputetin e asokohshëm të Listës Serbe duke u shprehur se ishte detyrë të kërkoheshin “më shumë vota.”

“Së pari shefja e grupi parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka intepretime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë vetë për atë që mendojnë e që qartazi është një icizim që është i gjymtuar i redaktuar dhe rrjedhimisht do të duhej që organet e drejtësisë të merren me të. Shefja grupit tonë paralametar natyrisht që jo vetëm që komunikon jo vec që bashkëbisedon me shefat e grupeve tjera paralamentare por ajo e ka për detyrë për çdo projektiligj të përpiqet që të sigurojë vota.” – ka thënë Kurti para medieve në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë.

Përgjimi i Mimozës / Kurti mbron Kusarin pas incizimeve: Kujdes nga “lufta hibride nga Serbia”
Madje, Kurti bëri edhe një interpretim krejt banal, duke theksuar që të kujdesemi për “luftën hibride të Serbisë ndaj Kosovës”.

“Unë as që kam komunikuar e takuar ndonjë herë me personin në fjalë. Ju lus që te keni kujdes sa i përket kësaj lufte hibride e cila bëhet nga Serbia kunder shtetit të pavarur dhe pushtetit demokratike në Kosovës, janë duke u përplitur si autokraci që janë në shtetin fqinjit tonë veriore e po përpiqen me xhirime, me incizme, me insinuata të ndryshme të shkaktojnë konfuzion te opinioni publik në në Kosovë mirëpo populli jonë është demokratik dhe i qëndrueshëm” – ka thënë ai.