22 persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën nga një seri të shtënash në dy zona të ndryshme të qytetit Lewiston në verilindje të Shteteve të Bashkuara.
Një person i armatosur hapi zjarr ndaj të pranishmëve në një sallë lojërash bowling, shkruajnë mediat ndërkmbëtare përcjell Klankosova.tv
Lidhur me rastin tragjik ka reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
“Mendimet tona janë me familjet e viktimave të të shtënave masive të tmerrshme në Lewiston, Maine”, tha Osmani.
“Zemrat tona janë për banorët e Lewiston dhe ne qëndrojmë me aleatët tanë amerikanë në këtë kohë tragjike”, theksoi ajo.
Our thoughts are with families of the victims of the heinous mass shooting in Lewiston, Maine.
Our hearts go out to the residents of Lewiston and we stand with our American allies at this tragic time. 🇽🇰🇺🇸
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 26, 2023