Vajza e cila u lëndua si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e objektit të Komunës së Prishtinës në Arbëri ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ajo është 23 vjeçare dhe aktualisht në gjendje stabile. Pas ekzaminimeve shtesë diagnostike, 23 vjeçarja do të transferohet për trajtim të mëtejmë në Intensivë.
Kështu kanë bërë të ditur nga QKUK.
“Ju konfirmojmë se një paciente 23 vjeçare është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente, me gjendje stabile por me lëndime të rënda trupore. Ekipi emergjent dhe ai klinikave diagnostike ka kryer disa nga ekzaminimet e nevojshme dhe pacientja do të jetë në mbikqyrje mjekësore. Pas 4 orëve pritet t’i kryhen ekzaminime shtesë diagnostike dhe të transferohet për trajtim të mëtejmë në Mjekimi Intensiv Qendror.”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për I.