Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

24-orët e fundit, policia shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 742 tiketa trafiku.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 35 aksidente, 13 prej tyre me të lënduar dhe 22 me dëme materiale.

Ndër tjera thuhet se janë arrestuar 15 persona dhe dhjetë janë dërguar në mbajtje.