Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

25 vjet nga masakra e Rezallës

 
   

Sot bëhen 25 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë

Në nderim të të rënëve të Masakrës së Rezallës, Komuna e Skenderajt organizon tubim përkujtimor, nga ora 10:00.