
Sot mbushen 25 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Xhemajl Fetahaj.
Fetahaj u lind më 1963 në Raushiq të Pejës.
Ai ra heroikisht për të mos vdekur kurrë më 31 maj 1999, në luftimet në kufirin shqiptaro-shqiptar në Koshare.
Ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, luftëtar i radhëve të UÇK-së dhe është shpallur hero i Kosovës.