Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

26 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

Sot bëhen 26 vjet që kur kriminelët serbë vranë 23 civilë të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Më 15 prill 1999, forcat serbe pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen.

Shtëpia në të cilën ndodhi masakra tashmë është shndërruar në muze.