
Me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina, Fejzullahut, Lavdimit, Fidamit dhe Shkëlzenit, do të mbahen homazhe në nderim të jetës dhe sakrificës së tyre.
Homazhet do të zhvillohen të dielën, në ora 14:00, te lapidari i anëtarëve të familjes Morina në Milloshevë.
Në këtë ngjarje përkujtimore do të jenë të pranishëm kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ngjarja e 26-vjetorit do të jetë një përkujtim i rëndësishëm për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në luftë dhe përpjekje për liri.