Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

26 vjetori i Epopesë së UÇK-së, Memli Krasniqi: Familja Jashari, u bë fanar shprese në luftën për çlirim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 26 vjetorin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, ka thënë se me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Drenicës, fjalët qëndresë, sakrificë, guxim e krenari u përbashkuan në mbiemrin e Familjes Jashari.

Kreu i PDK-së, në një postim në Facebook, është shprehur se heroizimi dhe sakrifica e familjes Jashari, mishëron shpirtin e një kombi të etur për liri.

“Secili anëtar i familjes Jashari, u bë fanar shprese në luftën e përgjakshme për çlirim. Nga baca Shaban e te nana Zahide, nga Hamza e te Blerina, nga Ademi e te Kushtrimi 13 vjeçar, pushka e të cilit shkrepi e fundit në atë betejë. Për tri ditë, familja Jashari ktheu çdo gur të Prekazit në monumente të lavdisë që do të jetojë përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar deri në mbarim të kohës. Nderime përjetësisht!”, ka shkruar Krasniqi.