
Në përvjetorin e vrasjes së heroit Agim Ramadani, presidentja Vjosa Osmani nderuar kujtimin e atij që ajo e quajti krijues dhe luftëtar të palodhur, “i cili dha gjithçka për lirinë e Kosovës”.
“Agimi nuk ishte vetëm i penës, por një simbol i sakrificës, angazhimit dhe guximit të papërkulur. Si poet dhe luftëtar, ai na la një trashëgimi të paharruar, duke i dhënë zë luftës për liri dhe dinjitet”.
“Veprat e tij do të jetojnë gjithmonë, si një dëshmi e forcës që lindi nga bashkëdyzimi i shpirtit artistik me atë luftarak dhe lufta për një të ardhme më të mirë.
Përherë i paharruar, Agim Ramadani, ti ishe dhe do të mbetesh hero i kombit tonë”, shkroi Presidentja.