Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

27-vjeçarja humb kontrollin mbi mjetin, makina përplaset me shtyllën elektrike

Një aksident me 3 të plagosura ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zues në Shkodër.

Policia njofton se shoferja 27-vjeçare me iniciale E.G. ka humbur kontrollin mbi mjetin që po drejtonte dhe si pasojë, automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike në anë të rrugës.

Nga përplasja janë dëmtuar 27-vjeçarja dhe pasagjeret në automjet, konkretisht 21-vjeçarja me iniciale A.D. dhe 21-vjeçarja me iniciale B.G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku vijon puna për nxjerrjen e drejtueses nga automjeti i përplasur me qëllim transportimin në spital.

Ndërkaq, 2 pasagjeret janë në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al