Dy ditë më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar në Jarinjë, Dalibor Spasic i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri.
Në anën tjetër, burime të medias bëjnë me dije se të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Në tre ditët e fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar tre serb të dyshuar për sulmet brutale ndaj gazetarëve ne veri të vendit.
Ministri Sveçla ka thënë se Republika e Kosovës është vend shembull i funksionimit të demokracisë dhe sipas tij, nuk do të lejojnë me asnjë çmim të sulmojnë qytetarët, të frikësojnë raportimin e gazetarëve dhe të cenojnë rendin kushtetues.