Sot, do të zhvillohet provimi i fundit nga Matura Shtetërore 2023 në Shqipëri, atë të lëndëve me zgjedhje.
30 mijë maturantë do të bëjnë testin, i cili është caktuar të nisë në orën 10:00 dhe do zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Ditën e djeshme kanë dalë dhe rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.
Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve, raporton TCh.
Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.
Tags: 2023provimi i maturësShqiperi