National Geographic Traveler ka publikuar një listë me 30 vendet që duhet të vizitohen në vitin 2024.
Rreth gjysma e listës është në Evropë dhe në listë janë edhe Alpet e Shqipërisë, të cilat revista i quan “ylli në rritje i Evropës”.
Në listën e publikuar nga CNN, artikulli ka në faqe të parë një foto të Alpeve mahnitëse shqiptare.
Mes vende që nuk duhet të lihen pa u vizituar për 2024-ën sipas national Geographic është edhe Lima në Peru , e cila është bërë një nga destinacionet ushqimore më të njohura në botë.
Ndërkohë, Tainani në Tajvan, do të shënojë 400-vjetorin e tij në 2024 dhe me këtë rast mund të provoni ushqimet tradicionale të vendit.
Në listë janë edhe dy vende të SHBA-së, Teksas dhe Nju Jork, secila prej të cilave është sa madhësia e një vendi të tërë në Evropë.
National Geographic këshillon jo vetëm të vizitoni qytetin e Nju Jorkut – Empire State është gjithashtu shtëpia e disa bukurive natyrore në Lake Placid dhe Niagara Falls. Ndërkohë, Teksasi ka disa pika të shkëlqyera për të admiruar eklipsin e plotë diellor të vitit 2024.
Ndërkohë, National Geographic gjithashtu përfshiu shtetin verior indian të Sikkim, i cili ndodhet në Himalajet pranë kufirit me Butanin dhe Nepalin.
Lista e plotë e vendeve:
Alpet Shqiptare, Shqipëri
Belfast, Irlanda e Veriut
Emilia-Romagna, Itali
Galloway dhe Southern Ayrshire, Skoci
Nordland, Norvegji
North Yorkshire, Angli
Pompei, Itali
Saimaa, Finlandë
Tartu, Estoni
The Euros, Gjermani
Valleta, Maltë
Uiski në Uells
Wild Atlantic Way, Irlandë
Shkretëtira Atacama, Kili
Lima, Peru
New York Miami, Florida
Dominika
Nova Scotia, Kanada
Teksas
Gadishulli Jukatan, Meksikë
Ibera Ligatinat, Argjentinë
Akagera, Ruanda
Pyjet e thata Andrefana, Madagaskar
Sierra Leone
Sikkim, Indi
Tainan, Tajvan
Xi’an, Kinë
Victoria, Australi
Një udhëtim në Evropë me tren.