Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione dhe Peticione e ka shqyrtuar peticionin e nënshkruar tё punëtorëve tё RTK-sё për dorëheqjen e kryetarit tё Bordit tё RTK-sё.
Fadil Hoxha, kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, tha se është hera e parë në histori të RTK-së që 300 punëtorët brenda 24 orëve kanë nënshkruar peticionin për dorëheqje e kryetarit të Bordit të RTK-së Besnik Boletini.
Ai tha se këta punëtor kanë kërkuar dorëheqjen e Boletinit, pasi ai e ka përdorur një gjuhë fyese ndaj punëtorëve të RTK-së, ku sipas tij, nga ajo gjuhë e përdorur punëtorët e RTK janë shndërruar në objekt tallje në publik.
Hoxha pati kritika edhe për faktin që të gjitha pozita udhëheqëse në menaxhmentin e lartë të RTK-së janë të udhëhequra vetëm nga burrat, ku për këtë ai akuzoi Bordin aktual të cilët sipas tij, nuk janë duke u dhënë mundësi grave që të udhëheqin me pozita të larta.
“Është hera e parë në histori të RTK që punëtorit përmes një organizmi masovik për vetëm brenda 24 orëve e kanë vënë firmën 300 punëtor për dorëheqjen e kryetarit të bordit të RTK-së Besnik Boletini. Tash mundnin me marr me mend se sa të fyre janë njehur ata. 361 nuk është vetëm një numër ata përveç që janë punëtor janë edhe prind të dikujt, familjarë. Gjuha të cilën e ka përdoru kryetari punëtorët janë shndërrua në objekt tallje”.
“Gjuha e përdoru nga i është thënë në një takim të bordit të RTK-së, përveç që është thënë në prani të anëtarëve të Bordit është thënë edhe në prani të mediave dhe sindikatës. Ai ka thënë se unë çdo ditë marr informacione se punëtorët e RTK vijnë në punë me pizhame e miniqa vetëm për të bërë chek-out. Situata është alarmante dhe pres që ju të na ndihmoni dhe ky kryetar të shkarkohet”, tha ai, transmeton eo.
Besnik Boletini kryetar i Bordit të RTK-së, tha se e ka përdoru këtë gjuhë por që sipas tij, nuk ka qenë bindje e tij, por që të tjerët ia kanë thënë. Ai tha se për këtë ai ka kërkuar falje.
“Një prej qëllimeve tona si bord ka qenë transparenca për RTK. Mbledhjet diskutimet kanë qenë të hapura dhe publike edhe diskutimi për të cilin po flasim konkretisht. Ka pasur një periudhë që një pjesë e kolegeve te tyre nuk po punojnë sa duhet dhe vetëm bëjnë hyrje-dalje. Është e vërtetë ajo që e kam thënë, nuk është diçka që unë e kam bindje është diçka që mua më është thënë. Kam shprehur keqardhje për atë që e kam thënë”.
Albana Haxhimustafa nga SPRTK e tha se në RTK është e rëndësishme vendosja e meritokracisë, sipas saj, për gratë në këtë medie janë shuar ambiciet që të ngriten në pozita, pasi aty po ngriten vetëm burrat e për këtë ai tha se fajtorë është Bordi aktual.
“Nuk është aspak e vërtetë që është përfolur dhe është anashkaluar, që kryetari ka folur për miniqa, pizhame, e rroba të fitnesit. Është etiketua kryesisht femra. Duhet thjesht që meritorkacia në RTK të zë vend. Ambiciet tona janë të shuar që të kemi një pozitë në RTK. Duhet meritokraci dhe asgjë tjetër”.
Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, tha se Bordi nuk ka të drejtë që punëtorëve të iu thotë se si të veprojnë, por kritikat të delegohen tek pozitat menaxherial.
“Mbi punëtor nuk keni mandat, keni mandat mbi pozita menaxherilae. E delegoni tek menaxhmenti nuk keni të drejtë t’i thoni punëtorit. Këtu janë shkelur të drejtat. Problemi kryesor është degradimi i gjuhës”, tha ajo.