Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

34 vjeçares që u gjet e vdekur sot, disa vite më herët i kishte vdekur bashkëshorti

 
   

Artila Kameri, 34 vjeç, është gjetur e vdekur sot, pasi dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i një hoteli. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Media mëson se e ndjera ishte e ve, pasi disa vite më parë edhe bashkëshorti i saj, Arlindi, kishte humbur jetën tragjikisht, duke bërë vetëvrasje. Nga martesa çifti kanë lënë pas vetes një vajzë të vogël.

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Prishtinë. Zëdhënësja Laureta Ulaj, ka thënë se rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”.

Ajo tha se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit.

“Pas pranimit të informatës nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të njëjtit trupi i pa jetë është dërguar në IML për t’iu bërë obduksioni, ndërsa rasti është iniciuar “hetim mbi vdekjen”. Prokuroria në koordinim me policinë është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, tha Ulaj.

Rastin e ka konfirmuar fillimisht zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndëra Policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur hetimet.