
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.
Kjo me rastin e 35-vjetorit të themelimit të LDK-së.
Ngjarja pritet të zhvillohet në ora 10:30.
Për shënimin e këtij përvjetori, nga ora 18:00, në Klan Arena organizohet manifestimi solemn, bëhet e ditur në njoftim.