Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“350 arsye për të mos pasur fëmijë”, lista e kësaj gruaje në TikTok ka ndezur polemika pafund

Një trend i ri në Tik Tok i bën gratë të krijojnë lista të çdo frike të lidhur me shtatzëninë për t’i kujtuar vetes pse nuk duhet të mbeten kurrë shtatzënë.

Edhe pse filloi si një shaka, disa mjekë tani po lavdërojnë trendin si një mjet për të “edukuar” nënat e ardhshme për përvojat e shtatzënisë për të cilat përndryshe nuk do të kishin paralajmërim.

Yunuen Arias e filloi këtë prirje në llogarinë e saj në TikTok me emrin e përdoruesit @Yuniquethoughts, duke postuar atë që njerëzit tani e quajnë ” lista ” – një dokument me 20+ faqe ku ajo shton të mirat dhe të këqijat e reja për të pasur fëmijë.

Ajo po shton vazhdimisht artikuj të rinj në listën e saj bazuar në përvojat personale ose të dhënat që ka nga ndërveprimet në platformë me përdoruesit që ndajnë historitë e tyre me të ose nga videot e lidhura me shtatzëninë që ekzistojnë tashmë në Tik Tok.

@yuniquethoughts 😅😭😭 ran out of ink for this #yuniquethoughts #nokidsforme #dailybirthcontrol #YUNISLIST #childessbychoice ♬ Star Wars – Produced – Ettore Stratta

Lista është e ndarë në “kategori” dhe ka 350 disavantazhe dhe vetëm 35 avantazhe, duke përfshirë “fëmijët janë qesharak”.

Lista e të këqijave ka gjithçka, nga simptomat e zakonshme të shtatzënisë, si të vjellat në mëngjes, urinimi i shpeshtë dhe lodhja, te komplikimet e rralla dhe të frikshme si melanonikia – një gjendje ku thonjtë tuaj bëhen të zinj – ose në momentin kur legeni juaj rrezikon të këputet nga presioni.

Të këqijat fillojnë me qasje të thjeshta dhe relativisht qesharake si “të gjithë do ta dinë se keni bërë seks” ose “mund të jeni alergjik gjatë shtatzënisë” dhe vazhdojnë në arsye më serioze si rreziqet shëndetësore. Kur arrini në pjesën e procesit të lindjes, gjërat vështirësohen:

134. Lëndimi i mitrës (mund të keni këputje të mitrës),
135. Të vjella (kur shtyni për ta nxjerrë fëmijën jashtë),
136. Gjakderdhje,
137. Partnerit tuaj mund t’i bie të fikët duke parë të gjitha sa më sipër.
Numri 74 i listës është pre-eklampsia, një çrregullim serioz i shtatzënisë që, nëse nuk trajtohet, mund të çojë në komplikime serioze për gruan shtatzënë dhe fetusin e saj.

Vetë Arias e pranon se nuk kishte ndërmend të shkaktonte reagime politike, por të fliste për rreziqet e shtatzënisë dhe faktin që asnjë grua nuk duhet të detyrohet në këtë proces.

“Të gjithë duhet të përpiqen të jenë të kujdesshëm kur marrin pjesë në aktivitete që mund të çojnë në shtatzëni. Por unë gjithashtu e di se asnjë metodë e kontrollit të lindjes nuk është perfekte. Të bësh seks është normale dhe shumë gjëra mund të ndodhin – por nëse diçka ndodh, dhe nuk je vërtet gati, askush nuk duhet të ketë fjalë për të përveç teje, ” tha ajo, duke bërë një referencë të dukshme për përmbysjen e ligji që lejonte abortin në Teksas dhe shtete të tjera amerikane.

Ajo pranoi se ishte e shqetësuar për reagimet që do të shkaktonte “lista” e saj, pasi fokusohet tek negativet e një shtatzënie. Ajo vetë nuk është bërë nënë dhe nuk e ka ndërmend. Megjithatë, përmes punës së saj ajo ka arritur të shohë se fëmijët janë më shumë se “krijesa të vogla të ëmbla” – kjo është një përgjegjësi e madhe.

Videoja e saj është bërë virale, ndonëse ajo nuk është e befasuar me të, pasi siç tha ajo e dinte që shumë do të identifikoheshin me të. Në fakt, shumë nga artikujt në listën e saj vijnë nga raportet e grave , të cilat e “tagojnë” atë në postimet e tyre. Të shumtë janë ata që vërejnë se shtatzënia si periudhë është shumë e zbukuruar dhe se kjo video e veçantë tregon realitetin./vizionplus.tv