Një 38-vjeçar kërkon ndihmë. Ai bën me dije se i ka humbur nëna. Djali thotë se e ëma e tij, shtetasja M. H., është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer ende. 38-vjeçari bën thirrje që kushdo që e gjen të njoftojë, teksa thekson se e ëma vuan nga problemet e shëndetit mendor.
“Në ambientet e Policisë ka kallëzuar 38 vjeçari, se është larguar nga banesa nëna e tij, shtetasja M. H., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për gjetjen e saj,”- thuhet në njoftimin e Policisë.