Ju e dini mirë se çfarë antibiotiku duhet të merrni dhe për sa ditë, por a e dini gjithashtu se çfarë nuk duhet të bëni gjatë marrjes së tij?
Antibiotikët mund të ndikojnë në pjesë të tjera të trupit tuaj përveç baktereve që ata synojnë , sipas Keri Peterson, një mjeke interniste në New York City.
“Të gjithë antibiotikët nuk janë të njëjtë, kështu që gjithmonë duhet të pyesni mjekun ose farmacistin tuaj se çfarë duhet të shmangni gjatë marrjes së tyre”, thotë Petersen. Lexoni për të zbuluar 4 gjërat që duhet të shmangni gjatë marrjes së antibiotikëve:
Mos u mbështetni në pilulën tuaj të kontrollit të lindjes
Përkundër asaj që mund të keni dëgjuar, shumica e antibiotikëve është treguar se nuk ndikojnë në kontraceptivët hormonalë. Por! Ka përjashtime. “Rifampicina, e dhënë për meningjitin dhe rifabutina, e dhënë për tuberkulozin, mund të ulin nivelet e hormoneve që parandalojnë ovulimin. Pra, nëse receta e mjekut përfshin ndonjë nga këto barna, është mirë të përdorni dhe ndonjë formë shtesë kontracepsioni, si p.sh. si prezervativ, ndërsa jeni duke marrë antibiotikun dhe për të paktën një javë pas dozës së fundit”, thotë Peterson.
Mos pini alkool
Edhe pse alkooli nuk e zvogëlon efektivitetin e shumicës së antibiotikëve, ai mund të ulë energjinë tuaj dhe të vonojë shërimin nga një infeksion, sipas Peterson. Gjithashtu, duke qenë se alkooli dhe antibiotikët mund të shkaktojnë shqetësime në stomak, marramendje dhe përgjumje, kombinimi i tyre mund t’i përkeqësojë këto simptoma të pakëndshme. Dhe nëse mendoni se e gjithë kjo nuk mund t’ju ndikojë sa duhet, mbani në mend se disa antibiotikë të zakonshëm si metronidazoli, tinidazoli dhe kombinimi sulfametoksazol-trimethoprim, pikat e veshit, nuk duhet të kombinohen kurrë me alkool, sepse ato mund të shkaktojnë dhimbje koke, të vjella dhe rrahje të zemrës.
Mos harroni të merrni probiotikë
Antibiotikët vrasin bakteret që ju sëmurin, por gjithashtu mund të vrasin bakteret e dobishme në zorrë. Ky fakt mund të shkaktojë shqetësime të pakëndshme, madje edhe diarre. “Një suplement probiotik mund të parandalojë efekte të tilla të këqija,” këshillon Peterson.
Mos harroni të hani në kohën e duhur
“Disa antibiotikë duhet të merren me një vakt për të shmangur shqetësimin e stomakut, ndërsa të tjerët, si penicilina, e përdorur për trajtimin e infeksioneve bakteriale, duhet të merren me stomak bosh për t’u përthithur në mënyrë më efektive. Peterson rekomandon që gjithmonë të kontrolloni letrën udhëzuese të antibiotikun që do të merrni përpara se të nxitoni për të filluar vaktin e radhës. Dhe nëse nuk e gjeni, interneti është aleati juaj!