Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

4 mln lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për të arrestuarin, dënohet me 2 vite shërbim prove gjyqtarja Zamira Vyshka

Është dënuar me 2 vite burg gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, dënim i cili i është konvertua rnë shërbim prove.

Më herët Prokuroria e Posaçme kërkoi 2 vite burg ka për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka, e cila akuzohet për korrupsion.

Nga ana tjetër, për avokatin Ilir Pashaj u kërkua 2 vite burg, por u dha 1.4 vite.

Taulant Ramollari, 2 vite kërkoi prokuroria, 1.4 vite ka dhënë gjykata.

Andrea Tirana, 9 muaj burg kërkoi prokuroria, 6 muaj ka dhënë gjykata.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan më 22 korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt ryshfetit.

Gjyqtarja u akuzua se kishte marrë 4 milionë lekë për të lehtësuar masën e sigurisë për shtetasin Zhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.