Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

4 raste të dhunës në familje brenda pak ditësh

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 10-16/07/ 2023 janë raportuar 4 raste të dhunës në familje, prej tyre : 2 raste në Ferizaj , 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.

Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj 3 persona janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa 1 person është në kërkim policor.

Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë.