Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

4-vjeçari në Shkodër rasti i parë me fruth në Shqipëri, ja si është gjendja e tij

Një fëmijë 4 vjeç është konfirmuar i infektuar me virusin e fruthit në Shkodër.

Katër vjeçari ka shfaqur simptomat dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar si i infektuar me fruth. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë ndërsa ndodhet në shtëpinë e tij i izoluar.

I mituri mësohet se është i vaksinuar me njërën prej vaksinave. Ndërkohë gjendja e 4-vjeçari po ndiqet nga mjekët.