Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në 4 vjetorin e tërmetit, ka publikuar fotografi nga Thumana, si një prej zonave më të prekura.
Banesa, shkolla, fusha sporti, janë disa nga objektet e ndërtuara e që shihen në fotografitë e publikuara nga Rama.
“Ti nuk do jesh kurrë vetëm. Thumanë 26 nëntor 2023”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që më 26 nëntor 2019, Shqipëria veriperëndimore u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë të Rihterit, me epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, në ora 03:54.