Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

5 shenja që tregojnë se nuk jeni gati të kesh fëmijë

Të sjellësh në jetë një fëmijë padyshim është gjëja më e bukur dhe e veçantë për një çift, por shpesh kemi dëgjuar kryesisht vajzat të cilat thonë se nuk janë ende gati.
Disa sjellje nga rutina e zakonshme që ju lejojnë të kuptoni se ende nuk jeni gati të prisni në jetën tuaj një bebush, janë 5.

Dashuroni qetësinë
Qetësia shpirtërore është një element shumë i rëndësishëm dhe njerëz të ndryshëm e përjetojë në mënyra të ndryshme. Nëse ju pëlqen më tepër seç duhet të qëndroni në qetësi, atëherë ju nuk jeni ende gati për një bebush. Duhet t kuptoni se me ardhjen në jetë të fëmijës, qetësia minimizohet.

Ju pëlqen të lexoni
Të gjithë e dimë se dikush që lexon ka nevojë për një ambient të qetë dhe në rastin e të pasurit një fëmijë ambientet e qeta ose janë pak, ose nuk ekzistojnë fare. Ndaj nëse ju pëlqen shumë të lexoni dhe kjo tregon se ende nuk jeni gati të sillni në jetë një fëmijë.

Nuk keni afrimitet me fëmijët
Që të ekzistojë dëshira e madhe për të sjellë në jetë një bebe, sigurisht që edhe afrimiteti, apo ndjesia e përkushtimit ndaj fëmijëve të tjerë duhet të jetë e fortë. Në të kundërt ju duhet të prisni edhe pak kohë.

Shtatzënia ju shkakton shqetësim
Nëse flasim për shtatzënitë e vajzave dhe grave që na rrethojnë dhe befas tregohemi të buta dhe mbrojtëse, kjo nënkupton një dëshirë për të provuar të njëjtën ndjesi me personin përballë. Nëse reagimi është i kundërt ka mundësi që të mos dëshironi të mbeteni shtatzënë, aq më pak të keni fëmijë.

Gjendja ekonomike nuk është e qëndrueshme
Ekziston gjithashtu mundësia të ndiheni mirë me fëmijët dhe të besoni se mund të jeni një prind i mirë, ose të imagjinoni veten në shtëpi duke luajtur të lumtur me fëmijët tuaj. Megjithatë, diçka mund ta shkatërrojë këtë fantazi të bukur. Problemet financiare janë një nga faktorët kryesorë pse shumë njerëz nuk krijojnë familje edhe nëse do të donin.
Nëse nuk ke një ekonomi të qëndrueshme, bëhet shumë e vështirë të vendosësh për të pasur fëmijë.