Sipas shpjegimit të Meri Shehut për “Rudina” në Tv Klan, përballjet e forta mes planeteve i kanë dhënë fund diplomacisë dhe situatat do të përmbysen. Më e favorizuar paraqitet data 14 me hënën e re në Peshore që do të ndikojë për mirë në të gjitha shenjat.
Dashi – 2 yje
Është një nga shenjat që merr pjesë drejtpërsëdrejti në ndikimin e Marsit me Plutonin. Këtu përmbysen situatat ose e ndiejmë referencën e vështirë të planetëve, të kohës, filloi lufta iku diplomacia, Marsi është në Peshore, përballet me Plutonin. Dashët që kanë marrëdhënie ndërkombëtare, punë të rëndësishme ose me pushtet do e shohin që kjo sikur ua zbeh forcën, potencën dhe vrullin e tyre. Kujdes me një ndryshim ose investim pune këtë javë, fundi i saj ësshtë më i mirë për bashkëpunime.Demi – 3 yje
Afërdita në Virgjëreshë është lajm i mirë edhe për Demët. Do të marrin hapësirë, por fillimi i javës nuk i favorizon Demët e lindur në 10-ditëshin e parë. Do vihen në një sprovë të rëndësishme në lidhje me dashurinë, shoqërinë, qëllimet dhe në investim në lidhje me punët e tyre ose një investim që kanë bërë te vetja dhe duket sikur nuk ka dhënë ndonjë rezultat të dukshëm. Kujdes në dashuri sepse problemet rikthehen nga e kaluara për shumë Dem.
Binjakët – 1 yll
Përballet Marsi me Plutonin dhe e kanë të vështirë në dashuri e çështje ekonomike. Afërdita në Virgjëreshë do ta ëmbëlsojë jetën familjare, por ka një përballje me Saturnin dhe shumë Binjakë do ndiejnë një paqartësi, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë do ta kenë më të vështirë këtë periudhë.
Gaforrja – 3 yje
Detyrimisht Marsi në Peshore i prek direkt në çështje familjare e karriere ku duhet të kenë kujdes. Diçka përmbyset për disa Gaforre që nuk e kanë parë mirë situatën ose Gaforre të lindura në 10-ditëshin e tretë që presin një ndryshim ose vjen një ndryshim i detyruar për ta në çështje familjare e karriere.
Luani – 3 yje
Ka ikur Afërdita nga shenja e tyre, s’mund të flasim për erotizëm por për çështje ekonomike që fillojnë me një përballje, sprovë të madhe dhe shumë Luanë të lindur në 10-ditëshin e parë do sprovohen në shpenzime e investime por edhe në çështje që kanë të bëjnë në marrëdhënie me të tjerët, nga e kaluara ose si i kanë pasur marrëdhëniet me të tjerët në përgjithësi. Në datën 14 fillojnë dhe çlirohen në planet dhe projektet e tyre.
Virgjëresha – 4 yje
Futet Afërdita në shenjën e tyre, në mos rrjedh do të pikojë sepse do të japë gjëra të bukura. Por të lindurit në 10-ditëshin e parë do të kenë një përballje direkte me Saturnin për marrëdhëniet në çift, eprorin, një bashkëpunim i vështirë ose iu rikthehet një kërkesë nga e kaluara, një kontroll që nuk e prisnit në disa projekte pune që mund të keni pasur. Fillimet e mira ekonomike fillojnë pas datës 14.
Peshorja – 5 yje
Është shenja me fat për këtë muaj. Prej tyre pritet diplomaci por Marsi është në 10-ditëshin e tretë, përballet me Plutonin. 10-ditëshi i tretë i Peshoreve ka sfida dhe problematika të mëdha këtë javë. Nëse e duron, me hënën e re shumë Peshore do të na çlirojnë. Lajmet e mira për të gjitha Peshoret janë pas datës 14 dhe fillojn një cikël i mirë ekonomik në datën 13.
Akrepi – 3 yje
Në datën 13 hyn Marsi në shenjën e tyre, i cili është udhëheqsi i shenjës dhe do të ndihen vitalë, të gjallë, të bëjnë gjëra, të rëndësishëm, do duan të drejtojnë, të marrin pozicione, të ndihen shumë mirë. Bota e tyre shpirtërore vazhddon të jetë e lëkundur, e vështirësuar, sidomos e të lindurve në 10-ditëshin e tretë dhe duhet meditim, ushqim shpirtëror dhe të merren me shëndetin e punën ose pasiguritë që iu sjellin të tjerët prapa krahëve.
Shigjetari – 2 yje
Përballet shumë vështirë me shoqërinë, qëllimet dhe ekonominë. Nuk i realizon dot kësaj jave planet dhe projektet në çështjet ekonomike. Çlirohet nga shoqëria dhe nga qëllimet, fillojnë njohjet e mira pas datës 14. Në karrierë fillon një periudhë e mirë, por një epror iu del kundër këtë javë ndaj të mos vendosin për asgjë.
Bricjapi – 1 yll
Merr pjesë në katërkëndëshin me Marsin në Peshore. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë me Plutonin që është në një pozicion të vështirë në shenjën e tyre, kanë një transformim të çuditshëm. Kujdes në ekonomi, shëndet dhe shumë hapësira të jetës personale.
Ujori – 3 yje
Janë të favorizuar, sado probleme të kenë Peshoret këto nuk përkthehen keq te Ujorët. Sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe të dytë do jenë fatlumë në ekonomi, në punë, ndonjë projekt të rëndësishëm investues. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do kenë përballje të fuqishme në këtë periudhë në fushën ligjore.
Peshqit – 2 yje
Afërdita përballë shenjës së tyre me Saturnin krijon probleme në çift, në bashkëpunime, probleme ekonomike, rikthime nga e kaluara, kërkesë llogarish kështu që duhet të kenë kujdes anën ekonomike. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë do kenë humbje të papara ose do të përmbysin çështjet ekonomike.
Burimi: tvklan.al