Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

50.5 për qind e elektoratit në Kosovë e mbështesin Asociacionin si kompromis me Serbinë, pjesa tjetër shkëmbimin e territoreve

 
   

Më shumë se 50 për qind e qytetarëve të Kosovës e mbështesin krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa 49,5 janë pro idesë së shkëmbimit të territoreve që ishte dhënë nga ish-presidenti Hashim Thaçi.

Kjo ka dalë nga një sondazh i realizuar nga UBO.

Po ashtu bazuar në këtë sondazh të UBO, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kryesuar në vend të parë me 48.5 për qind ndërsa partia e dytë që është listuar me 18.2 për qind është Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Pas PDK-së, sipas sondazhit, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.

Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 1.5 ka marrë për qind.

Ndërsa partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8 për qind, PSD me 0.4 për qind ndërsa Alternativa me 0.1 për qind.

Ndërsa të tjera janë listuar me 2.6 për qind.

51.3 % kanë thënë që do të votonin, 29.0 % kanë thënë se ndoshta do të votonin, 3.9% më gjasë nuk do të votoja, 12.1% definitivisht kanë thënë se nuk do të votoja, 2.7% kanë thënë se nuk e din dhe 1 % s’kanë përgjigje.

Sondazhi u publikua në RTV Dukagjini, televizion i afert me pushtetin në Kosovë.