Drejtori i Mbrojtjes Civile të Gazës, Ahmad al-Kahlout, njoftoi se ushtria izraelite shënjestroi kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, gjatë të cilit së paku 50 persona kanë mbetur të vdekur.
Al-Kahlout ka thënë se kampi i refugjatëve Jabalia ishte shkatërruar plotësisht nga bombardimet izraelite.
“Qindra qytetarë janë të vendosur në këto ndërtesa. Aviacioni pushtues e shkatërroi këtë lagje me gjashtë bomba amerikane. Është masakra më e fundit e shkaktuar nga agresioni izraelit në Rripin e Gazës”, u tha al-Kahlout gazetarëve jashtë spitalit në Khan Younis, shkruan BBC.
Sipas al-Kahlout, rreth 400 njerëz janë të lënduar.
Shumica e të vrarëve janë nga e njëjta familje. Një ndërtesë u shemb ndërsa njerëzit ishin ende brenda.