
Lidhja Demokratike e Kosovës në programin e saj qeverisës për familje parasheh ndarjen e 5 mijë eurove për fëmijën e tretë.
Këtë shifër e bëri publike, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë prezantimit të programit të quajtur “Rruga e Re”, i cili përbëhet nga 100 projekte.
Në mesin e zotimeve që bëjnë pjesë në programin qeverisës të LDK-së është buxheti prej 4.5 miliardë eurosh në mandantin e parë qeverisës.
Ky subjekt politik parasheh që vendi t’i ketë 2 mijë ushtarë më shumë deri në fund të mandatit.
Poashtu, në këtë program zë vend edhe plani për ndërtimin e Centralit me Gaz që kap shumën e 500 milionë eurove.