Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

52 ditë punë për punimin e portretit të Agim Ramadanit, i cili hyri në librin Guinness

 
   

Emrin artist në botë, Besartit ja dhanë dy punime, ai i Adem Jasharit dhe Agim Ramadanit.

Gashi tregon se mozaiku për Jasharin u punua me mbi 200 mijë copa gëzhoja plumbash.

Ndërsa, ai i Ramadanit u punua me mbi 3 milionë kopse metali.

Puna e kushtuar për Agim Ramadanin theu rekorde duke u certifikuar në librin Guinness, thotë Gashi.

52 ditë u deshën për punimin e heroit Ramadani.

“S’mundem t’i dallojë të gjitha janë për dëshmor por në opinion dhe në botë që ndihem unë si artist janë dy punime, mozaiku i Komandantit Adem Jashari i punuar me mbi 200.000 copa gëzhoja plumbash dhe punimi i heroit Agim Ramadanit i punuar me mbi 3 milion kopse metali dhe është i certifikuar në librin e rekordeve, Guinness të cilin rekord jam duke e mbajtur ende dhe është punimi më i madh në botë, për ta realizuar këtë punim mu deshën 52 ditë punë efektive”, rrëfen Gashi.

Gashi tha se punimet i realizon me materiale druri, ndërsa mozaikët me gëzhoja plumbash dhe kopsa metali.

Ai tregon edhe për vështirësitë për t’i siguruar mjetet.

“Punimet e mia janë kryesisht nga materiali i drurit, kurse mozaikët i punoj me gëzhoja plumbash dhe me kopse metali. Në fillim kam pas shumë problem për me i siguruar gëzhojat e plumbave por mbas mozaikut të Adem Jasharit, nuk është problem sepse të gjithë e kanë kuptuar që me to mundem me realizu vepra të mëdha arti”, tregoi Gashi.