Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

6 arsye pse duhet ta nisni ditën me një shëtitje në mëngjes!

Pavarësisht nëse do të shkoni në punë apo të ecni nëpër lagje, fillimi i ditës me një shëtitje të shkurtër mund të ofrojë një sërë përfitimesh shëndetësore. Para çdo shëtitjeje, këshillohet që t’i aktivizoni muskujt me zgjatje dhe të pini ujë për të qëndruar të hidratuar.

Planifikojeni kohën e mëngjesit sipas ndjenjave tuaja. Disa njerëz do të jenë më të rehatshëm duke ecur me stomakun plot, ndërsa të tjerë do ta kenë më të lehtë me stomakun bosh.

Më shumë energji

Nëse e filloni ditën me një shëtitje, kjo mund t’ju japë më shumë energji për të kryer detyra të tjera gjatë ditës. Studimet tregojnë se të rriturit që ecnin për 20 minuta jashtë, kishin më shumë energji në krahasim me ata që ecnin për 20 minuta në ambiente të mbyllura.

Disponim më të mirë

Një shëtitje do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë. Sipas Healthline, do ta rritë disponimin tuaj, gjë që gjithashtu redukton stresin, ankthin dhe lodhjen. Njëherësh, ndihmon në zbutjen e simptomave të depresionit.

Ndihmon në humbjen e peshës

Një shëtitje në mëngjes mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Një shëtitje mesatare prej 30 minutash mund t’ju ndihmojë të humbni deri në 150 kalori. Ky është një aktivitet i shkëlqyer për ata që nuk janë në gjendje të bëjnë aktivitete fizike më intensive.

Përmirëson shëndetin tuaj

Ecja ndihmon në forcimin e imunitetit, por edhe në parandalimin e gjendjeve të rënda shëndetësore. Një shëtitje që zgjat 30 minuta në ditë mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 19 për qind dhe gjithashtu i ndihmon njerëzit me diabet duke ulur nivelin e sheqerit në gjak.

Forcimi i muskujve

Stërvitja që përfshin forcimin e muskujve në këmbë mund të jetë shumë kërkuese. Prandaj, nëse doni t’i forconi muskujt e këmbëve, mund ta bëni këtë edhe duke ecur. Një ritëm i moderuar ose më i shpejtë do të jetë mjaft i mjaftueshëm për të forcuar muskujt. Mund të provoni gjithashtu të ecni përpjetë ose teposhtë.

Gjumë më i mirë

Një shëtitje në mëngjes mund t’ju ndihmojë të flini më mirë. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që ushtronin në mëngjes kishin një gjumë më të mirë gjatë natës në krahasim me njerëzit që zgjodhën shëtitjet në mbrëmje.