Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

60 ditë jetesë brenda Komunës së Leposaviqit

 
   

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës valonte që në hyrje të oborrit.

Por i zoti i shtëpisë nuk ndodhet në shtëpi tash e dy muaj.

Që nga data 26 maj, Lulëzim Hetemi është duke jetuar e punuar brenda objektit të komunës së Leposaviqit.

E në oborrin e shtëpisë së tij paraditen e së më mërkurës nuk u pa askush.

Por, ekipi i Tëvë1 bisedoi me vëllain e Lulëzimit, i cili jeton disa metra larg shtëpisë së kryetarit të Leposaviqit.

Por edhe pse nuk po mund të takohen fizikisht,  Bashkim Hetemi thotë që vëllai ka kontakte të përditshme me familjen e  tij.

“Varet se ne jemi familje bajagi e madhe varet prej punës prej angazhimeve që i ka  mundem ta telefonojmë dy tri herë në ditë, por ka ndonjë ditë që nuk mundem, por gjithqysh pa kontaktu dikush prej familjes nuk bon. Po mirë gjendja e tij është mirë, si shëndetësore si kështu është mirë është duke punuar brenda objektit është mirë. Kontaktojmë përmes telefonit mirë është kështu të paktën po na thotë”, tha vëllai i kreut të Leposaviqit.

Përveç kontakteve virtuale, Bashkim Hetemi, thotë se 60 ditë nuk e ka takuar asnjë herë të vetme vëllain e tij. Por ai nuk ka informacione nëse një gjë të tillë e kanë bërë familjaret e tjerë.

“Rroba po i çojmë me shku na si familjar nuk mundem,  të paktën unë nuk kam qenë, tjerët nuk jam e sigurtë , por nuk jam e sigurtë se mundet dikush me depërtua aty për shkak të se janë organi të sigurisë dhe nuk lejojnë më hi aty”, shtoi Bashkim Hetemi.

E objekti komunal i cili është kthyer në shtëpi banimi për Hetemi i përmbush kushtet për jetesë në të.

“Me sa e di unë të gjitha janë aty, edhe sa përket higjiena edhe sa përket ushqimit i përmbush objekti komunal nuk e ka asnjë problem në këtë drejtim”, tha më tej ai.

Por kryetari aktual i Leposaviqit, nuk do të mund të dërgoj mandatin deri në fund.

Kjo pasi zgjedhjet në komunat veriore priten të mbahen edhe një herë gjatë këtij viti.

Por sa është i gatshëm ai ta lëshoj ulësen e kryetarit?

“Kurdo që nuk shkon  është i gatshëm për zgjedhje të lira, amo zgjedhje të lira dhe demokratike jo për zgjedhje të dhunshme qysh i  kanë bo përpara në kohën e komunizimit këtë ke me votu dhe pikë nuk jemi për ato zgjedhje”, përfundoi Hetemi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në katër komunat në veri të Kosovës nuk mund të zhvillohen pa u shtensionuar situata në atë zonë.