1
63 aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24-orëve të fundit në vendin tonë, ku prej tyre 25 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 38 me dëme materiale.
Sipas statistikave të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 613 gjoba trafiku.
Ndërkaq, në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 24 persona dhe 11 janë dërguar në mbajtje.