Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

7 shenjat që tregojnë se ti dhe partneri/ja jeni në një lidhje dashuri-urrejtje

Marrëdhëniet dashuri-urrejtje ndodhin midis njerëzve që shpesh përjetojnë ngritje dhe ulje në raportet mes tyre. Të gjithë e dimë që nuk ka zhvillime në vijë lineare. Sidomos kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, nivelet e tensionit, zënkat, raportet të shëndetshme ose jo, bëhen shpesh objekt për të ndërtuar një raport dashuri-urrejtje,

Por, si ta kuptoni edhe ju që po përjetoni një gjendje të tillë? Ja disa shenja tipike dalluese!

#1 Ndaheni dhe “shpikni” motive të reja për t’u rilidhur

Një çift i pandarë është fotografia e një marrëdhënieje romantike dashuri-urrejtje. Nëse ka diçka që nuk shkon si duhet, ata ndahen me njëri-tjetrin dhe e përdorin këtë si kërcënim. Me pak fjalë ata ndahen dhe lidhen sa herë të duan.

#2 Ju (ose partneri/ja juaj) nuk mendoni para se të veproni

Ngrini dorën nëse njihni dikë me emocione të forta që jo gjithmonë di t’i rregullojë ato. Zemëroheni dhe mendoni direkt ndarjen, pastaj ju kalon inati dhe merrni masa për të qëndruar bashkë.

#3 Kur është mirë, është vërtet mirë. Por kur është keq…

Është vërtet keq. Nëse e kapni veten duke i thënë një shoku/e se “kur gjërat janë mirë, ato janë vërtet të mira” dhe anasjelltas, mund të jeni në një marrëdhënie dashuri-urrejtje. Këta njerëz ndonjëherë mund të luftojnë për të kaluar momentet jo shumë të mira në një mënyrë të duhur dhe efektive, por prapë ndihen të paplotësuar.

#4 E gjeni veten duke kaluar kohë të gjatë pa folur me ta

Të vjen ndokush në mendje? Ndoshta ju keni një marrëdhënie disi të ftohtë me babanë tuaj dhe nuk keni folur me të për pesë vjet, por ju ende flisni për të me miqtë gjatë gjithë kohës. Kjo mund të jetë një formë tjetër e marrëdhënies dashuri-urrejtje, ku ju nuk dini si t’i zgjidhni ato ndjenja shumë të forta që keni ndaj dikujt. E njëjta gjë ndodh edhe në raportet romantike.

#5 Ju ndryshoni mënyrën si ndiheni për hir të tyre

Disa ditë doni ta keni afër këtë person dhe ditë të tjera mund të ndjeni përbuzje për të. Nëse mendoni se ndjenjat ose mendimet janë bardhë e zi, kjo mund të jetë një shenjë se jeni në një marrëdhënie dashuri-urrejtje.

#6 Nuk menaxhoni dot emocionet

Në të gjitha llojet e situatave, ne sillemi bazuar në mënyrën se si ndihemi. Kur ne luftojmë për të pasur marrëdhënie të qëndrueshme, në të vërtetë e gjitha kthehet në mënyrën se si i trajtojmë emocionet, si i perceptojmë situata të caktuara.

#7 Ju dhe partneri/ja keni tipare plotësuese (dhe të kundërta)

Ndoshta ju dhe i/e dashuri/a jeni shumë të ndryshëm. Kjo mund të jetë edhe e mirë edhe e keqe. Ju i vlerësoni gjërat në lidhje me partnerin/en tuaj, por kjo mund t’ju shqetësojë vërtet nervat kur ai/ajo i bën gjërat ndryshe