Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

78-vjetori i aneksimit të Kosovës nga Serbia

Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945 dhe pas ngritjes së murit të ndarjes ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve në Kosovë, çështja e Kosovës dhe e trevave tjera që kishin ngelur nën ish-Jugosllavi edhe më tutje do të mbetej e pazgjidhur.

Në Kuvendin e Prizrenit, mbajtur më 8-10 korrik 1945, Kosova edhe zyrtarisht do të aneksohej nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ, më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb më 1 shtator të vitit 1945, çështja e Kosovës do të konsiderohej çështje e mbyllur.

Pavarësisht se gjatë LANÇ-it ishin marrë shumë vendime dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosjen sipas vullnetit të popullit, ato jo vetëm që nuk ishin respektuar, por në mënyrën më të vrazhdë ishin shkelur dhe ishin quajtur vendime armiqësore, kurse njerëzit, që i kishin përpiluar ato, ishin quajtën armiq të popullit, të cilët si të tillë ishin ndjekur dhe likuiduar.

Në Rezolutën e Kuvendit të Prizrenit (Mbledhja e dytë e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës) ishte shpallur se Kosova “me dëshirë të popullsisë së saj i bashkohej Serbisë federale në kuadër të Federatës jugosllave”.

Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk do të mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e kishte rihapur këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan.

E tërë kjo kishte ndikuar që forcat nacionaliste në Kosovë të reagonin ashpër për vendimet që kishte sjellur kuvendi në mënyrë arbitrare.