Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​79 vjet nga hedhja e bombës së parë atomike në Hiroshima

Më 6 gusht 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore u hodh bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni që do të pasohej nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki.

Më 6 gusht 1945 gjatë Luftës së Dytë Botërore u hodh bomba e parë atomike mbi qytetin e Hiroshimës në Japoni që do të pasohej nga një tjetër më 9 gusht në Nagasaki.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Bomba “Little Boy” u hodh nga avioni B-29 Enola Gay i Flotës Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Bomba me uranium, me forcën e 13 mijë TNT, shkatërroi 70 për qind të Hiroshimës duke krijuar nxehtësi prej 3.000 centigradësh.

Bomba atomike rrafshoi çdo gjë në një diametër prej 1.5 kilometrash në tokë, ndërsa shkaktoi 80 mijë viktima vetëm në fazën e parë dhe 140 mijë deri në fund të vitit 1945 nga djegiet dhe helmimet nga rrezatimi.

Ndërkaq, në Nagasaki, kodrat përreth qytetit kufizuan përhapjen e forcës shkatërruese të bombës me fuqi 22 mijë TNT, të hedhur nga një lartësi 500 metra, rreth 70 mijë persona humbën jetën në fazën e parë dhe gjysma e qytetit u shkatërrua.

Perandori i atëhershëm i Japonisë, Michinomiya Hirohito, në mesazhin e tij më 15 gusht deklaroi dorëzimin e vendit të tij pa kushte, duke thënë se “vazhdimi i luftës do ta shkatërronte popullin japonez”.

Siç thuhet, Hiroshima u vu në shënjestër për shkak të bazave ushtarake, ndërsa Nagasaki për shkak të industrisë së rëndë. Hedhja e bombës në Nagasaki i dha fund zyrtarisht betejave që vazhdonin në Paqësor./kp